ShowBiz

Pas telefonatës me Robert Aliajn, Sabiani ka dy fjalë për Ronaldo Sharkën

Ronaldo Sharka së bashku me Erjola Doçin kanë realizuar një telefonatë kurth mes Robert Aliajt dhe Sabianit.

Dyshja kanë realizuar telefonatën e çuditshme. Video e tyre ka bërë xhiron e rrjetit.

Sabiani: Po ti kush je se morët në këtë numër?

Robert Aliaj: Po ti merr në telefon dhe më pyet kush je ti?

Sabiani: Më ke marrë tek ky numri pak më parë.

Robert Aliaj: Nuk të kam marrë unë. Kur?

Sabiani: Tani sa i ke rënë para as një minutë.

Robert Aliaj: Po jo mo zotëri, unë zbrita nga lart poshtë, se kam pasur me vete fare telefonin. Nejse nuk e di çfarë halli ke, po nuk kuptova asnjë gjë.

Sabiani: Çfarë halli po thua ore?! Më ka rënë ky numri dhe prandaj të mora.

Robert Aliaj: Jo ndoshta do jetë dhe gabimi i rrjetit, nuk e di çfarë ka ndodhur.

Robert Aliaj: Ok, hajde kalofsh mirë.

Së fundmi Sabiani ka reaguar në rrjete sociale nëpërmjet një postimi ku i drejtohet Ronaldos.

Kur bëjnë edhe gazetarët humor kinez. Edhe herën tjetër mos i bini me top me lalin.

Linku: https://www.instagram.com/sabiani_original/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ronaldo.sharka/