ShowBiz

Do të përballemi në mënyrë ligjore, babai i Kiarës reagon pas sulmeve që po i bëhen të bijës

Pasditen e sotme në “Ftesë në 5”, babai i Kiara Titos është shfaqur tejet i prekur pas komenteve plot urrejtje në rrjet.

Në lidhje skype nga Italia, Arbri ka thënë se çfarëdo që të bëjë Kiara do e sulmojnë.

Ai ka kundërshtuar qëndrimet e opinionistëve duke thënë se ata zgërdhihen dhe nuk e kanë nxjerrë asnjëherë pozitive Kiarën në spektakle të ndryshme.

Babai i Kiarës ka shtuar se ndaj një ndjekësi të caktuar të formatit do të përballet me avokatë nga Italia, duke dalë kundër me drejtësi, sulmeve dhe kërcënimeve që janë bërë duke kaluar çdo limit në rrjet.
Në fund të bisedës e cila tregoi disa herë se babai i moderatores ishte shumë i prekur, ai shtoi se Kiara ka qarë 3 ditë rresht pas daljes nga shtëpia.

Çdo famë e ka një çmim por Kiara mua më dukket se po paguan për të tjerët.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=tlVmJcMN1OA

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Co8V-WfK9qc/