ShowBiz

U aludua se ishte në pritje të ëmbël, reagon për herë të parë Vivien

Çifti i krijuar brenda shtëpisë së famshme “Big Brother VIP Kosova”, Getinjo dhe Vivien kohët e fundit kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Fillimisht u aludua se çifti po pësonin një krizë në raportin e tyre.

Mirëpo këto dyshime ata i kanë hedhur poshtë përmes disa sqarimeve në Instastory.

Reperi shpjegoi për ndjekësit se nuk ishte në gjendje të mirë dhe do të largohej nga rrjetet sociale për pak kohë.

Ai shtoi gjithashtu se gjendja e tij nuk lidhej aspak me Vivien.

Më pas në rrjet po qarkullonte me shpejtësi lajmi se Viven mund të jetë në pritje të ëmbël, dhe çifti kishte vendosur që ta shijonte në privatësi këtë perudhë të ëmbël.

Së fundmi Vivien ka reaguar duke u prononcuar për “Prive-n” duke zbuluar se lajmet e shtatzënisë nuk janë aspak të vërteta.

“Nuk janë lajme të vërteta. Nuk e di nga e kanë nxjerrë këtë si lajm”, është shprehur Vivien.

Linku: Prive

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cozo0ycq-3H/?utm_source=ig_web_copy_link