ShowBiz

‘Të kam mbrojtur kur burri yt të dhunoi’, Zhaklina përplaset me Kiarën dhe Luizin

Kiara dhe Luizi janë përplasur keq me Zhaklin Lekantarin, shkak është bërë ndërhyrja që opinionistja bëri për Dean.

Zhaklin: Kur dëgjoj disa banorë që thonë se Dea është pretendente për finale, të gjitha ofendimet bien poshtë. Ju i keni thënë asaj që është e fortë, të gjitha të tjerat bien poshtë. Si do të vinte ty Luiz, sikur të thoja unë që të kam parë që qurravitesh përpara kamerave çdo mëngjes?

Luiz: Çfarë argumentash?

Zhaklin: Big Brother është lojë nervash. Sado thoni është lojë, ato janë ngjyrat e karakterit tuaj. Dea është e fortë dhe e ëmbël, ju tëjerët i keni kaluar limitet, ajo jo. Je i qëndrueshëm në paqëndrueshmërinë tënde. Kiara ka reaguar e revoltuar duke i kujtuar Zhakut se nuk ka besuar në dashurinë e tyre prandaj nuk i mbështet.

Unë të kam mbrojtur dhe kur burri yt të ka dhunuar publikisht.

Kiara: Nuk më ka dhunuar Zhak.

Luiz: Me këtë që the, bravo të qoftë.

Zhaklin: Faleminderit Luiz. Kjo do të thotë që fjala ime ka peshë.

Luizi i thotë se me këtë gjë Zhak i vure kapakun.

Kiara i thotë mund të komentosh çfarë të duash ne jemi më të fortë se kurrë.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/