Eliona Pitarka është një nga aktoret e dashura të humorit.
Edhe pse prej disa kohësh ajo i mungon ekranit, Eliona është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj private.
Së fundmi aktorja ka qënë e ftuar në programin “Më prit në fundjavë” ku ka ndarë detaje nga shtatzënie e saj e dytë.
Prej disa kohësh ajo zbuloi për ndjekësit e saj se fëmija që pret është përsëri vajzë.
“Shumë njerëz komentonin në Instagram për një djalë. Ne jemi shumë të lumtur që do kemi sërish një vajzë. Madje Desi, bashkëshorti edhe fëmijën e tretë e do një vajzë. Ne duam të bekohemi me tre fëmijë”, tregoi aktorja.
Përveç të tjerave ajo tregoi se është duke e shijuar tepër këtë periudhë dhe madje ndihet shumë seksi.
Ajo nuk heziton të këshillojë dhe vajzat e reja për sa i përketë ndryshimeve që përballet trupi në shtatzëni.
“Nuk e di por ndihem shumë seksi shtatzënë. I them edhe vajzave të tjera ta duan trupin e tyre në këtë periudhë, mos të kenë turp për asgjë”.
Ndërsa për rikthimin në ekran, Eliona premton se në sezonin e ri televiziv do t’i rikthehet punës.
“Unë nuk jam shkëputur përfundimisht. Më mungon humori, më mungojnë rolet. Dua, dëshiroj që në shtator ti rikthehem punës“,
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=zah0bvVrZWQ
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cqxmn9CMdtm/?utm_source=ig_web_copy_link