ShowBiz

E kryqëzuan për peshën e saj, reagon për herë të parë Ariana Grande

Ariana Grande është një nga këngëtaret më të dashura në mabrë botën.

Mirëpo edhe ajo nuk i shpëton dot komenteve negative.

Fansat filluan të komentojnë pamjen e Grande-s pasi u shfaqën foto të saj duke marrë pjesë në koncertin e Jeff Goldblum në Londër javën e kaluar.

Ajo dhe Cynthia Erivo, dukeshin të gëzuar teksa dolën në mbështetje të shokut të tyre, me Grande të veshur me një pallto rozë të madhe.

“Ariana Grande duket e dobët,” shkroi një person në Twitter në përgjigje të imazheve, ndërsa një tjetër tha: “Mendim shumë i diskutueshëm, por ajo është seriozisht shumë e dobët … Unë jam i shqetësuar për të.”

Lidhur me këtë çështje Ariana ka postuar një video në llogarinë e saj në Tik Tok, ku ka folur gjatë lidhur me problemet e saj me shëndetin.

“Trupi me të cilin keni krahasuar trupin tim aktual ishte versioni më i pashëndetshëm i trupit tim. Isha duke marrë ilaçe kundër depresionit dhe duke ngrënë keq,” shpjegoi ajo.

“Isha në pikën më të ulët të jetës sime kur dukesha ashtu siç ju e konsideroni të shëndetshm , por kjo në fakt nuk ishte e shëndetshme. Jini të butë me njëri-tjetrin dhe me veten tuaj. Asnjëherë nuk e dini se çfarë po kalon dikush,” u shprehur ajo.

Linku: https://www.tiktok.com/@arianagrande/video/7220884832472026414

https://www.goodmorningamerica.com/culture/story/ariana-grande-addresses-comments-body-kinds-beautiful-98513836

Buirmi i fotos: https://www.instagram.com/p/CXcJJSsPsuR/?utm_source=ig_web_copy_link