Dojna Mema është padyshim një nga moderatoret më të dashura për publikun.
Që në lindjen e djalit të saj, Nolan Sol, Dojna është larguar disi nga ekrani për t’u fokusuar në rritjen e të birit.
Pavarësisht mungesës së saj në ekran, Dojna është shumë aktive në rrjetet e saj sociale ku nuk ngurron të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj private, por jo vetëm.
Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit, ku të shumtë sipas saj kanë qënë mesazhet lidhur me rikthimin e saj në ekran.
Ndër të tjera ajo ka shprehur ‘shqetësimin’ e saj lidhur me rikthimin duke theksuar faktin se media aktualisht nuk po e stimulon për t’u rikthyer. Megjithatë ajo u premton ndjekësve se ata do ta shohin shumë shpejt.
“Së pari faleminderit shumë. Është një nga pyetjet dhe komentet më të shpeshta që më vjen. Realisht jam shumë e lumtur që interesoheni kaq shumë edhe që për aq vite që unë ju kam shoqëruar me zë dhe figurë jeni lidhur me mua dhe jemi bërë një familje.
Ajo që po ndodh aktualisht në media nuk është situata më stimuluese për formën se si unë e shoh median, atë që duhet të përfaqësoj dhe për formën se si unë e shoh pozicionin e moderatores, prezantuesit, gazetarit, personit që është në vijë të parë dhe është në kontakt të drejtpërdrejtë me publikun.
Por ju do më shihni shumë shpejt, ashtu siç dëshironi ju të më shihni”, është shprehur moderatorja.
Linku: https://www.instagram.com/stories/dojnamema/3078684668538638229/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CqqtX3btf3y/?utm_source=ig_web_copy_link