ShowBiz

Dyshuan se mund të lindë diçka mes tyre, Gerti sqaron raportin e tij me Jorin

Gerti Koxha u bë i njohur për publikun në formatin e “Big Brother VIP”.

Teksa ndodhej brenda shtëpisë së famshme në rrjet kanë qarkulluar lajme se mes tij dhe Jorit do të krijohet një romancë.

Mirëpo teksa ka qënë i ftuar në “Top Albania Radio”, ai ka hedhur poshtë këto dyshime duke u shprehur se mes tyre ka vetëm miqësi.

“Filluam të bënim atë lojën me Jorin, sepse e diskutuam se filloi shtëpia të binte në qetësi edhe thamë bashkë më Jorin që duhet të bëjmë diçka.

Kur e pashë më pas kishin bërë më shumë nga çfarë kisha pritur.

Aty çdo detaj kapet dhe ishin bërë më të theksuara nga çfarë mendojmë ne. 

Me Jorin është diçka shumë miqësore, nuk është diçka më tepër se shoqërore. Jori është një mentalitet komplet tjetër të paktën në raport me mua”, është shprehur Gerti.

Linku: https://www.instagram.com/p/CqF1D8Eq1bH/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/topalbania_radio/