Lifestyle

Parashikimi i motit, 13 prill 2023

Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme atmosferike që kanë përfshirë rajonin e Ballkanit do të diktojnë motin edhe në vendin tonë, duke sjellë intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave.

Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme në pjesën e parë të ditës dhe në ultësirën perëndimore. Ndërsa orët e pasdites dhe mbrëmjes do të shfaqen në territor vranësira të pakta.

Një pjesë e mirë e vijës bregdetare do të jetë në dominimin e kthjellimeve edhe në pjesën e dytë të ditës.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 23°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.

Linku: MeteoAlb

Buirmi i fotos: freepik.com