Aktualitet

Shfrytëzonte statusin e diplomatit, pasi u kap me drogë arrestohet në Turqi Valdrin Sahiti

Gjatë ditës së sotme në rrjet po qarkullon me shpejtësi lajmi se stilisti i njohur, Valdrin Sahiti është arrestuar në shtetin turk.

Ai është kapur nga policia tuke në aeroportin e Stambollit, pasi u zbulua se tentoi të kalonte drogë teksa përdorte statusin e diplomatit.

Sipas KosovaNews, policia turke e ka njoftuar policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës.

Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë, atij i është ushtruar kontroll dhe i është rezultuar se me vete kishte drogë.

Prej tre vitesh Valdrin Sahiti mban pasaportë diplomatike rekomandim të ish ministres së jashtme të Kosovës, Melisa Haradinaj nën agrumentin e afirmimit të Kosovës në arenën ndërkombëtare si stilist mode.

Sa i përket karrierës, Sahiti, është një stilist tepër i njohur brenda dhe jashtë trojeve shqiptare, i cili ka bashkëpunuar me shumë emra të njohur të skenës.

Linku: KosovaNews

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CQ0rOsyMuiw/?utm_source=ig_web_copy_link