ShowBiz

U tregoi për herë të parë partnerin, Jonida Vokshi zbulon reagimin epik të shoqeve

Jonida Vokshi është një nga moderatoret dhe aktoret më të dashura për publikun.

Ajo është duke shijuar një periudhë qetësie pas një pune intensive si moderatore e “Big Brother VIP Kosova”.

Së fundmi ajo ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit ku ka zbuluar disa detaje të pathëna më parë.

Moderatorja ka zbuluar se si kanë reaguar mikeshat e saj kur ajo u ka treguar për herë të parë për lidhjen e saj me Besnikun.

“Më thane: ‘Bëj kujdes, është shumë i bukur për ty. Po ku kishte njeri që të më shante Besnikun mua, ai më kishte marrë sytë, zemrën, medimet, i grija të gjithë. Ndërsa tani, kur unë e shaj edhe familja ime e mbron Besnikun”, është shprehur me shaka Jonida.

Linku: https://www.instagram.com/stories/jonidavokshiofficial/3083203565363367051/

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/Ce9KF3xMcdT/?utm_source=ig_web_copy_link