Megi Pojani është një figure tepër e dashur për publikun.
Karakteri i saj energjik, pa komplekse shpeshherë shkakton zhurmë në rrjet.
Dita e sotme është një ditë shumë e veçantë në familjen e saj.
E ëma e moderatores feston ditën e saj të lindjes dhe nuk kishte si të mos mungonte një urim nga Megi.
Ajo ka postuar disa video teksa shihet së bashku me motrat e saj ndërsa i bëjnë surprizën të ëmës në mesnatë.
“Jeta ime është zyrtarisht një zonjë. Mamushja ime, kreatorja ime, të dua. Je dashuria më e madhe e jetës sime.
Mami unë jam çuni jot dhe kur të rritem s’do martohem po do jetoj gjithë jetën me ty”, shkruan Megi krahas postimeve të saj.
Linku: https://www.instagram.com/stories/megipojani/3083909667834847796/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Clq9dlWKm9B/