Miqësia Luiz-Efi kanë qenë një nga temat më të zhurmshme së fundmi në Big Brother Vip.
Dyshja duket se në këtë pikë të lojës i kanë dhënë fund miqësisë mes tyre.
Efi e konsideron Luizin mosmirënjohës. Këngëtari ka thënë se po të ishte mosmirënjohës Efi mbase nuk do të ishte këtu sot duke lënë të kuptohet se mund ta nxirrte jashtë shtëpisë.
Madje Luizi iu ka kërkuar banorëve ta injorojnë Efin.
Kjo gjë ka bërë që e gjithë shtëpia ti kthehej kundër Luizit duke e konsideruar të pabesë dhe turpshme sjelljen e tij.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/