Spektakli i mbrëmjes së djeshme ishte i mbushur plot të papritura dhe emocione.
Pas vendimit të Qetsorit për ta kthyer votimin e tre të nominuarëve në përzgjedhjen e finalistit të dytë, Kiara dhe Bledi kanë lënë shtëpinë.
Efi u shpall finalistja e dytë, gjë e cila u komentua nga banorët pas spektaklit.
Teksa po bisedonin së bashku Luizi, i tha Qetsorit dhe Nitës se i duhet dhe një komplot i fundit që t’i ndihmojë ata për të shkuar në finale.
Ndërsa për sa i përketë shpalljes së Efit si finaliste e dytë dhe largimit të Kiarës, Luizi u shpreh se kjo e fundit nuk e meritonte finalen dhe se rikthimi i saj lidhej me dëshirën të qenurit pranë tij.
“Po pse kush e meritonte? Bledi? As Kiara nuk ishte për finale, ajo erdhi për mua, sepse i binte të qëndronim kohë të gjatë larg njëri-tjetrit. Fati që erdhi, po ajo nuk e kishte më mendjen te loja. Ka dashur të dalë disa herë, sidomos pas kësaj lojës që i bëra unë, se s’po e mbaja dot më”, është shprehur Luizi.
Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/CpyKOjALk0W/?utm_source=ig_web_copy_link