ShowBiz

“Nuk më duronte dot”, Ermal Mamaqi rrëfen ‘armiqësitë’ e vjetra me Arbana Osmanin

Ermal Mamaqi është padyshim një nga aktorët më të dashur për pubikun.

Së fundmi ai ka qënë i ftuar në rubrikën “Galeri” në “E diell” ku ka rrëfyer disa linja të gjithë historisë së jetës së tij.

Ndër të tjera sigurisht ishte e pashmangshme të mos rikujtonte fillimet e karrierës së tij në televizion.

Ai ka rrëfyer se bashkëprezantonte “Top Select” së bashku me Arbanën, me të cilën nuk i ka pasur raportet edhe aq të mira në fillimet e tyre.

“Kam qenë unë, Arbana Osman, Drini Zeqo, Eni Popi, tek Selecti. Isha prezantues, kisha rolin që bëja humor.

Ka qenë një luftë e madhe me Arbanën, e cila nuk më duronte dot. Gjithashtu edhe unë.

Sepse nuk e kuptonte sesi mund të bëhet humor në televizor. Kemi pasur shumë sfida sepse unë kisha shumë përplasje me Arbanën”, ka thënë aktori me humor.

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ermalmamaqiofficial