ShowBiz

Mesazhi që trazoi rrjetin, Tea Trifoni sqaron të vërtetën me Butrint Imerin

Tea Trifoni është kthyer në një personazh tepër të përfolur në mediat rozë.

Së fundmi ajo ka qënë e ftuar në emisionin “Mos i bjer me top” ku Ronaldo Sharka ka zbuluar një mesazh anonim, i cili trazoi rrjetin.

Në atë mesazh dikush shkruante se sipas tij e kishte parë Trifonin të shoqërohej disa herë me Butrint Imerin.

E ngacmuar nga moderatorët Tea sqaroi të vërtetë duke treguar se ajo nuk e kishte takuar asnjëherë Butrintin.

“Hera e parë që unë e dëgjoj këtë, unë Butrintin nuk e kam takuar kurrë, nuk e kam parë kurrë, as në koncerte nuk e kam parë ndonjëherë live dhe nuk e di si doli kjo. Edhe unë jam shumë kurioze ta shoh këtë videon që paska ky personi, por nuk ekziston. Nuk e kam takuar kurrë”, është shprehur Tea.

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CdgWJSRNcn1/?utm_source=ig_web_copy_link