ShowBiz

‘Nuk je ti pronari i partnerit tënd’, Elvis Pupa rrëfen raportin me bashkëshorten

Aktori Elvis Pupa në daljen e tij të fundit në Wake-up ka zbuluar raportin e veçantë që ka me bashkëshorten. Ai la të kuptohej se liria dhe besimi janë çelsi i suksesit në raportin e tyre.

‘Që në momentin që jemi njohur kemi qenë shumë të lidhur bashkë. Ajo që mund të them për marrëdhënien time është që ne jemi shumë shokë. Nuk është ajo tradicionalja burrë-grua, jemi shumë shokë me njëri-tjetrin. Pastaj në emigrim s’ke ku shkon se gruan e ke grua, komshije, çun xhaxhai, shok ushtrie.

Marrëdhënia jonë ka shkuar shumë mirë, kur kam kuptuar kur nuk je ti pronari i partnerit tënd sepse nuk funksionon, është gjë e kotë. Në qoftë se e do një person dhe do ta dish sa të do ai, lërë të lirë dhe e sheh në qoftë se vjen tek ty dhe rri me ty për shpirt dhe zemër, atëherë e do vërtet, në qoftë se jo, është i kotë ky muhabet’, u hpreh Elvisi.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=Rr5gRPJWOHs

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/elvispupa/