ShowBiz

I montuan videon me skena provokuese, reagon këngëtarja e njohur shqiptare

Pak ditë më parë një video nisi të qarkullohej me shpejtësi në rrjet, në të cilën pretendohej se protagoniste ishte këngëtarja e njohur, Mihrije Braha.

Në video shihej se ishte në krahët e një mashkulli muskuloz, mirëpo së fundmi ka ardhur dhe një reagim nga vetë artistja.

Sipas një shkrimi në llogarinë e saj në Instagram, Mihrija ka sqaruar se videoja është një montazh i shëmtuar dhe personat përgjegjës do të vihen përpara drejtësisë.

“Këta 2 veta kriminela që bëjnë montazha të këtilla do të zihen shpejt dhe të dënohen për këtë lloj krimi se krim është!

Normalisht që unë nuk jam këtu dhe sigurisht që reagoj! Është e tmerrshme ku shkon mendja e zezë e këtyre të mjerëve !

Unë s’kam nevojë për famë o të mjerë se jam e famshme !

Asgjë që del prej kltyre plehrave nuk na bënë as mua as Naimin as familjen time që të ndjehemi keq, por për shkak të adhuruesve të sinqertë po reagoj duke ju premtuar se bashkë me organet e krimit kibernetik kemi me ju gjete juve që jeni munduar me na fye mua dhe familjen time !Mihrije Braha & Naim Abazi”, shkruan këngëtarja.

Linku:

https://www.instagram.com/p/Crb3TfdI3mg/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/Cqai8BJj4Ky/?utm_source=ig_web_copy_link