ShowBiz

“Fshihesha sa i dëgjoja zilen e biçikletës”, Roza Lati bën rrëfimin e dhimbshëm për të atin

Roza Lati është një nga personazhet më të çiltër dhe pa komplekse në ekran.

Së fundmi ajo ka rrëfyer një histori të dhimbshme të familjes së saj.

Teksa ishte e ftuar në rolin e opinionistes në emisionin e dashurisë “Përputhen”, Roza ka zbuluar se kishte një baba të dhunshëm prej të cilët ajo friksohej shumë.

Sipas saj e ëma, aktorja Rita Lati, ishte e detyruar të rrinte për shkak të mentalitetit.

“Unë kam pasur një baba të dhunshëm, im atë ka ndërruar jetë nga tumori në kokë me kalimin e viteve ai u bë agresiv dhe me recetë të doktorit ai kishte shenja skizofrenie. Rita ime (mamaja e Rozës, Rita Lati) u detyrua të rri me të për shkak të kohës të viteve 90’, se kur i thoshte mamasë së vet që nuk mundem më, ajo i thoshte jo si do ta lësh çfarë do të thonë bota ti je artiste ti del k**va këtu.

Por femra e fortë është femër e fortë kur e pa që unë merrja lodrat dhe fshihesha sa i dëgjoja zilen e biçikletës ajo la çdo gjë duke mos pyetur për njeri dhe iku me një çantë dore dhe sot ja ku jemi”, është shprehur Roza.

Linku: https://youtu.be/l4r-m6dvif0

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CrSrON_sx6Q/?utm_source=ig_web_copy_link