Lifestyle

Parashikimi i motit, 26 prill 2023

Sipas MeteoAlb, deri pasdite parashikohet që vendi ynë të jetë nën dominimin e vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin. Pritet që vranësirat herë pas here të zhvillohen përkohësisht që do të sjellin reshje afatshkurtra shiu, ku do të ketë dhe rrebeshe shiu në Veri të vendit.

Ndërsa mbrëmja dhe nata vonë do të sjellin përmirësim të kushteve të motit duke bërë që të ketë ndërprerje të reshjeve dhe do t’i largojnë vranësirat e shumta drejtë kufirit Lindor.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 21°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h kryesisht nga drejtimi Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Linku: MeteoAlb

Burimi i fotos: freepik.com