Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldo janë një nga çiftet më të ndjekur në mbarë botën. Ditën e djeshme qarkulluan lajme për jetën private të Georginës.
Përpara se të ishte me futbollistin portugez, modelja nuk bënte një jetë luksoze, në fakt ajo ishte në vështirësi financiare.
Para se të takonte portugezin, Georgina kishte disa marrëdhënie me meshkuj të tjerë. Një herë ajo ishte në një lidhje me një djalë, i cili sipas Look-ut, e ndihmoi financiarisht. Sipas Look-ut, ish-i dashuri i Georginës i jepte asaj 2000 euro në muaj për shpenzimet e saj personale.
Georgina ka reaguar mbi këto lajme me një postim në rrjete sociale.
‘Ziliqari shpik thashethemet. Thashethemexhinjt i përhapin, idiotët i besojnë.’
Me pak fjalë Georgina i ka konsideruar thjeshtë thashetheme lajmet që qarkullojnë për të ku sipas saj vetëm idiotët i besojnë.
Linku: https://www.instagram.com/stories/georginagio/3089700310252261809/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/georginagio/