Lifestyle

Parashikimi i motit, 28 prill 2023

Territori shqiptar do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve të motit, duke bërë që gjatë mesditës një pjesë e mirë e Shqipërisë të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me kthjellime.

Pasditja dhe mbrëmja sjellin kalime të pakta vranësirash në vendin tonë, ku më të fokusuara do të jenë në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga -1°C deri në 13°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 – 5 ballë.

Linku: meteoalab

Burimi i fotos: pexele.com