ShowBiz
balina

Jeni kurioz? Ja me cilin banorë finalist do të zëvendësonte Oltën Balina Bodinaku

Edhe pse këtë edicion të “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku nuk mundi të ishte në rolin e opinionistes, asgjë nuk e pengon të shpreh opinionet e saj lidhur me lojën e banorëve.

Deklaratat e saj kanë tërhequr jo pak vëmendjen në rrjet.

Së fundmi e ftuar në emisionin “Ditë pas Dite” me Fjodora Fjorën, Balina ndër të tjera është pyetur se cilin ish-banor ose cilën ish-banore do të zgjidhte për t’u bashkuar finales.

Përpos kritikave, Balina zgjodhi Oltën, të cilën e vlerësoi për lojën e bërë.

Ndërsa një përzgjedhje tjetër e vështirë u kërkua ish-opinionistes që të bënte.

Ajo duhet të zëvendësonte një finalist me Oltën, dhe Balina zgjodhi Dea Mishel.

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CrOsByENYkY/?utm_source=ig_web_copy_link