Lifestyle

Disa veprime të thjeshta që iu ndihmojnë në zvogëlimin e stresit

Shtrirje në mëngjes.

Nëse jeni duke nxituar përreth, mund të mos dëgjoni sinjalet që trupi juaj po ju dërgon. Kështu që çdo mëngjes kur zgjoheni, kaloni disa minuta duke u bërë i vetëdijshëm se si ndiheni. Shoqërojeni këtë me një rutinë të shkurtër shtrirjeje, e cila do t’ju ndihmojë të çlironi mendjen, të përmirësoni qëndrimin dhe qarkullimin, të eliminoni tensionin dhe t’ju japë energji për të filluar ditën.

Ha mirë.

Nuk ka të bëjë vetëm me atë që hani, por edhe me mënyrën se si. Mundohuni të hani në kohë të rregullta, pa stres dhe shmangni ‘snacking’ ndërmjet vakteve.

Qëndroni në lëvizje.

Nëse nuk gjeni kohë për sport, prapëseprapë mund ta futni aktivitetin fizik në jetën tuaj të përditshme duke marrë shkallët në vend të ashensorit, duke ecur deri te dyqani ushqimor ose duke lëvizur duke bërë një telefonatë.

Frymëmarrje të thella.

Frymëmarrja është çelësi për relaksim dhe vëmendje. Në mes të ditës gjeni disa minuta për të ndaluar dhe për të marrë frymë ngadalë dhe thellë, duke u fokusuar vetëm në këtë pa e lënë mendjen tuaj të devijojë.

Dilni jashtë.

Shijoni pak ajër të pastër, flladin në fytyrën tuaj, aromën e barit të freskët dhe zhurmën.

Shoqërohuni.

Lidhja me njerëzit që duam është një nga mënyrat më të mira për të ngritur shpirtin tonë. Është treguar gjithashtu se ka efekte të dobishme në shëndetin fizik.

Bëni një gjumë të mirë gjatë natës.

Shumë nga funksionet e trupit tonë, si fizike ashtu edhe mendore, ndikohen nga mungesa e gjumit. Shumica prej nesh kanë nevojë për 7 deri në 8 orë në natë për të rimbushur energjinë tonë për ditën e ardhshme.

Linku: https://www.hola.com/us/lifestyle/20230322343924/seven-healthy-habits-life-improving-1/

Burimi i fotos: unsplash.com