ShowBiz

Nga marrëdhënia me Oltën jashtë deri tek opinioni i saj për Dean, flet hapur Efi

Efi është konsideruar si një nga persoanzhet me karakter më të forte brenda shtëpisës së famshme.

Së fundmi të gjithë banorët përfshirë dhe atë, kanë dhënë disa intervista për TAR lidhur me eksperiencën e tyre në formatin e shumëpërfolur.

E pyetur se çfarë marrëdhënie do të ketë me Oltën jashtë, Efi është shprehur se asgjë nuk e lidh me të.

“Asnjë lloj marrëdhënie, nuk më lidh asgjë me Oltën. Jemi dy njerëz komplet të ndryshëm.

Çdo gjë që ia kam thënë, ia kam thënë sepse e kam ndjerë. Nuk e di nëse do të jetë më ndryshe jashtë, por ajo ka thënë se është më keq”, është shprehur Efi.

Ndërsa për Dea Mishel ajo e ka përkufizuar se ka një qetësi vrastare me anë të së cilës e ka goditur dikur atë.

“Në pjesën e lojës, mua më kishte në dorë edhe e bëri, dha 3 emra e 3 arsye”, tha më tej Efi.

Dea, shiko nuk kam asgjë të keqe për të thënë për asnjërin. Dea ka atë qetësinë ‘vrastare’, që po e shpjegonte edhe pak më parë edhe vetë, që i mban emocionet.

Duket ndonjëherë që thonë “Qeni që leh nuk të ha”, në këtë rast jam unë, dhe Dea është ajo që nuk leh. Në pjesën e lojës, mua më kishte në dorë edhe e bëri: dha 3 emra e 3 arsye”, ka përfunduar Efi.

Linku: https://www.instagram.com/reel/Crqt1A7MIrg/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CriRbudI_Y2tR10jra9Njwcyg7qlhmSYcvFoGM0/