ShowBiz

Romanca e tyre bëri namin në rrjet, Kristi flet më në fund hapur për Zazën

Krist Aliaj është kthyer në një personazh shumë të dashur dhe të komentuar nga publiku.

Që në nisjen e eksperiencës së tij në “Big Brother VIP”, ai është përfolur tepër për lidhjen e tij jashtë me një vajzë të huaj të quajtur, Zaza.

Së fundmi ai ka vendosur që të tregojë më tepër lidhur me këtë romancë.

Teksa qëndronte me Dean ai ka zbuluar se janë takuar shumë rrallë me njëri-tjetrin dhe kjo vështirësonte lidhjen e tyre.

“Mund të bëhej shumë serioze. Do shkonte drejt asaj.

Nuk ishte një njohje, ishim takuar ne, por jetonim dhe larg dhe nuk takoheshim shumë.

Ishte shumë e vështirë. E doja? E kisha qejf, nuk ishim takuar aq shpesh sa të duheshim, sa ta doja unë.

Ku duhet një njeri kaq thjesht”, ka treguar ai.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CV21P4HN-gq9a2HAUcgayM_B2xRvSTamL0kXF40/