Kristi në daljen e fundit për ‘Shqipëria Live’ është ngacmuar për ngjarjet më të zhurmshme brenda shtëpisë vip.
Kristi zbuloi se personat e parë që takoi ishin Olta dhe e ëma.
Sigurisht në këtë dalje të tij të parë nuk kanë munguar dhe pyetjet për raportin me Keisin që tentoi brenda shtëpisë vip.
A mund të ketë ndonjë vazhdimësi me Keisin në vijim?
‘Jo. Çfarë mbyllet mbyllet dhe duhet të rrijë ashtu se është më mirë sepse mënyra se si u zhvilluan gjërat në shtëpi është më mirë ashtu. Me Keisin nuk do ketë asgjë, po e mbyll njëherë e mirë’, tha shkurt Kristi.
Kujtojmë se Keisi pas daljes u shpreh se nëse i shkruan i pari mund ta mendojë.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=HIdKBqqSKQ0
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cr-lq-btoyz/