Tre emrat më të dashur të muzikës shqiptare nga të gjitha gjeneratat kemi mundësi ti shikojmë në një bashkëpunim të veçantë.
Rrugëtimi i tyre i gjatë dhe i suksesshëm në botën e muzikës ka bërë që ky projekt të pritet me një energji pozitive.
Projekti që bëri bashkë Soni Malajn-Fatmira Breçanin-Gëzim Nikën titullohet ‘Do ta kallim’.
Kënga dhe videoklipi është një shkrirje e këndshme mes modernes dhe tradicionales.
Tashmë bashkëpunimi është publikuar dhe për të gjithë adhuruesit e muzikës së tyre që po e prisnin me super entuziazëm, projektin ‘Do ta kallim’ e gjeni në linkun e mëposhtëm.
Linku: https://youtu.be/nJqbJkNxFVM
Burimi https://youtu.be/nJqbJkNxFVM