Anxhela Peristeri dhe G Bani ka risjell edhe njëherë hitin e dikurshëm “Të dua”.
Për vite më radhë kjo këngë është dëgjuar dhe kënduar tepër duke u kthyer në të preferuarën e të gjitha kohërave.
Pak ditë më parë Anxhela ka ngacmuar publikun me disa sekuenca nga kënga dhe publiku mezi ka pritur versionin e ri.
Ditën e djeshme Anxhela pas lançimit të këngës ka publikuar një sekuencë të saj në Tik Tok.
Vetëm për pak orë videoja ka thyer një rekord shikueshmërie duke arritur në160k.
Padiskutim “Të dua” do të rrëmbej zemrat e publikut duke u kthyer në hitin e verës.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/anxhelaperisteriofficial_/