Krist Aliaj, gjatë eksperiencës së tij në “Big Brother VIP” ka fituar zemrat e publikut.
Pas daljes nga formati i njohur, ai ka realizuar disa intervista.
Së fundmi ka qënë i ftuar në emisionin “Ftesë në pesë” ku ka folur rreth eksperiencës së tij në “Big Brother VIP”.
Kristi është shprehur se sipas tij Olta i jepte një lloj konforti, duke e bërë atë të largohej nga loja.
Por më pas me ndryshimin e vizionit të tij për lojën, ka ndryshuar edhe marrëdhënia e tij me Oltën.
“Olta më jepte një lloj konforti dhe unë ia jepja Oltës dhe ishte më shumë se ajo loja mekanike që bënim si lojtarë.
Vetëm e njihja si emër. Më pëlqeu se më bënte të shkëputesha nga loja, konforti që më jepte. Mua më pëlqente se psh.
Olta bënte luftën e vet dhe vinte te unë bënim shumë biseda normale.
Pastaj ndryshuan gjërat, ndryshoi vizioni im për Oltën, vizioni im për lojën, dinamikat e mia në lojë, marrëdhënia u bë toksike, prisnin gjëra nga njëri-tjetri që nuk i jepnim dot.
Ajo donte që ne të bashkonim lojën, por unë nuk e bashkoja dot. Oltën nuk e përballoje dot kur fillonte me atë stilin manipulus dhe shumë imponues.
Kishte shumë tentativa manipulimi, kurse Luizi kërkonte të të nënshtronte me lojën e tij. Këto ishin dy ektreme që luftonin”, ka zbuluar Kristi.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CcQil5ntiqv/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=ZmUxMWFiMWExZg==