Një burrë, i cili dyshohet se kishte lënë shpesh dhurata në shtëpinë e Lady Gaga-s, u përball me policinë.
Sipas TMZ, forcat e rendit rrethuan shtëpinë e 37-vjeçares.
Sigurimi i saj lajmëroi policinë për të denoncuar një burrë që ndodhej në pronë.
Sigurimi e kishte ndaluar burrin dhe kur forcat e rendit mbërritën, ai i kishte shpjeguar se ishte aty për të vendosur lule në rrugën e saj.
Policia më vonë tha se nuk kishte ndodhur asnjë krim, pasi personi i paidentifikuar nuk u përpoq të bënte kontakt me Gagën dhe ai nuk u arrestua.
Gaga po punon me produksionin e rolit të saj të ardhshëm si Harley Quinn në Joker: Folie à Deux.
Filmi më i ri i artistes pritet të dalë në tetor të 2024.
Linku: https://www.yahoo.com/entertainment/police-called-lady-gagas-house-141109426.html
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/p/CeDB5s2s3EB/