Vesa Luma është një nga artistet më të dashura të estradës sonë.
Edhe pse prej vitesh ajo së bashku me familjen e saj jeton në Zelandën e Re, këngëtarja vazhdon të jetë tepër e ndjekur nga publiku shqiptar.
Së fundmi Vesa Luma, ka qënë e ftuar në një podkast me Mira Kazhanin ku ka zbuluar më tepër për katër vitet e fundit.
Ndër të tjera ajo ka treguar se jetesa në Zelandë e ka ndihmuar për të patur një jetë më të qetë, por i ka rrëmbyer frymëzimin.
“Nuk kam më frymëzim. Ndoshta ishte një depresion i vogël, por kam pasur ndihmën e nënës, e cila është psikologe dhe të motrës, psikologe gjithashtu. Dalëngadalë ndjehem që jam më e fortë”, shpjegoi Vesa.
Burimi i fotos:
https://www.instagram.com/p/CrgYqN9KCJd/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==