Sarah Berisha dhe Dj Pm janë një nga çiftet më të dashur dhe hera herës gazmorë të showbizit.
Ata u njohën dhe krijuan dashurinë e tyre teksa të dy ndodheshin brenda shtëpisë së famshme së “Big Brother VIP”.
Prej tyre nuk mungojnë postimet teksa janë së bashku në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Sarah Berisha prej disa kohësh tashmë është pjesë e ekranit në rolin e moderatores së një emisioni humori.
Ajo si një blogere dhe moderatore ka shtuar më shumë se më parë postimet e saj në rrjetet sociale.
Kjo gjë sipas Pm u ka rënë në sy edhe fansave të saj.
Dj i njohur ka postuar një video të Sarës në InstaStory duke shkruar në të plot humor:
“Sarah më thirrën këta të reel-save më thanë nalu najherë”.
Linku: https://www.instagram.com/stories/djpm_/3102702617054850828/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ClOub_Ir72u/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==