ShowBiz

Megan Fox zbulon pasigurinë që e ka shoqëruar ndër vite

Megan Fox dhe pse është një nga artistet më të dashura për publikun vetë ka theksuar se ka gjëra që nuk i pëlqen tek vetja.

Aktorja 37-vjeçare ka reflektuar për problemet e saj me imazhin e trupit dhe ka pranuar se nuk e sheh veten në të njëjtën mënyrë si e shohin të tjerët.

‘Unë kam dismorfi trupore. Unë kurrë nuk e shoh veten me të vërtetë ashtu siç më shohin njerëzit e tjerë. Nuk ka asnjë pikë në jetën time ku e kam dashur trupin tim. Asnjëherë, kurrë.’

Ylli i “Jennifer’s Body” vuri në dukje se të pranosh veten si të bukur është diçka me të cilën ajo ka luftuar gjithmonë dhe është një proces “i pafund”.

Megan shpjegoi gjithashtu se do të donte që njerëzit ta vërenin “aurën” e saj kur ta takojnë për herë të parë, në vend që të fokusohen në pamjen e saj fizike.

Ajo tha për Evening Standard: “Kulmi i famës për mua ishte në vitin 2009. Ishte gjatë turneut të dytë të shtypit ‘Transformers’.

Linku: https://uk.news.yahoo.com/megan-fox-reveals-struggle-body-080000970.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CkTdPgRNC0_/