Lifestyle

Parashikimi i motit, 16 maj 2023

Mbeten masat ajrore të paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor duke diktuar kushtet e motit edhe në Shqipëri; për pasojë, vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë dominante në të gjithë vendin, më të dendura në veriperëndim dhe jugperëndim të territorit ku shirat do të jenë rrebeshe.

Nuk do të mungojnë gjithashtu, stuhitë e forta të erës përgjatë vijës bregdetare. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të motit duke lënë me reshje të pakta dhe të izoluara vetëm zonat malore verilindore dhe juglindore.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga 9°C deri në 25°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 60 km/h nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.

Linku: Meteoalb

Burimi i fotos: freepik.com