Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Kusarth të Elbasanit, ku një 44-vjeçare, e identifikuar si Alma Qevani, është goditur për vdekje me sopatë nga kunati i saj, Tefik Tashi burri i motrës.
Sipas burimeve pranë ngjarjes bëhet me dije se viktima dhe agresori kanë pasur një diskutim të fortë mes tyre.
Alma e ka cilësuar impotent dhe Tefik Tashi e ka sulmuar me sopatë.
Plagët kanë qenë të rënda dhe Alma nuk ka arritur ti mbijetojë sulmit.
Spata është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Linku: top channel
Burimi i fotos: unsplash.com