Olta Gixhari dhe e motra Gerta kanë qenë dy nga emrat më të komentuar brenda dhe jasht Big Brother Vip.
Në daljen e saj të fundit për ‘Natën Me Aulonën’ Gerta ka sqaruar për ndjekësit raportin e shumëpërfolur mes saj dhe të motrës.
‘Ka vite që ne nuk jemi follow. Shumë vite. Nuk është se ka ndodhur tani. Nëse bëhemi follow do duket sikur ishim zënë dhe jemi pajtuar. Nuk ka ndonjë vlerë.
Plus i kemi të dyja të hapur profilet. Përderisa erdhi direkt nga spektakli në shtëpinë time, kishte nevojë për atë përqafimin, për miratimin tim. Shenjë falenderuese është edhe ajo.
Nuk pranon që t’i bëj asnjë kritikë. Sepse tani ajo nuk e ka idenë se çfarë ka ndodhur. Gjithmonë mendon se situata ka qenë siç po e përjeton ajo tani. Po përjeton një situatë shumë të mirë, të gjithë e duan, kanë dëshirë ta takojnë’-tha e motra.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=iN4YMJYmkaY
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/gerta.gixhari/