Luiz Ejlli vazhdon të mbetet personazhi më i kërkuar dhe i përfolur i momentit edhe pas përfundimit të “Big Brother VIP”.
Ai ka dhënë disa intervista pas daljes së tij nga shtëpia e famshme, por ajo e djeshmja ka bërë më shumë bujë.
Teksa ka qënë i ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, ai ka folur lidhur me marrëdhëniet me miqtë e tij, Meridianin Jonin dhe Marion, dy të fundi i kanë bërë edhe një surprizë ndërsa këngëtari ishte brenda shtëpisën së famshme.
Luizi ka deklaruar se nuk e njeh edhe aq mirë Meridianin sa për ta cilësuar atë mik, duke lënë të nënkuptuar se ky i fundit ka përfituar nga fama e tij.
Kjo deklaratë e Luizit nuk është pritur aspak mirë nga Meridiani, i cili ka postuar një video duke shkruar në të:
“Jam edukuar t’u jap njerëzve kohë dhe shanse të dyta dhe të treta për të mos patur hapësirë për të thënë e bëra gabim, pasi diçka e përsëritur shumë herë nuk është më gabim, por i qëllimshëm”.
Linku: https://www.instagram.com/stories/meridianramcaj/3104566010313881196/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Crv11l6oWGh/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==