ShowBiz

Billie Eilish i jep fund lidhjes së zhurmshme me Jesse Rutherford

Historia e parë e dashurisë së Billie Eilish ka përfunduar. Është raportuar se këngëtarja më e suksesshme në botë sot nuk është më e dashura e Jesse Rutherford.

Ky është fundi i kësaj lidhjeje shtatëmujore e cila ishte e rrethuar gjithmonë me polemika, për shkak të diferencës së madhe në moshë mes tyre, përveç profilit të lartë të këngëtares, krahasuar me atë të liderit të grupit The Neighbourhood.

Duhet të kujtojmë se kjo lidhje bëri shumë konfuzion, pasi askush nuk e besonte se vokalisti i një grupi të kalibrit të ulët si The Neighborhood kishte fatin të ishte i dashuri i këngëtares më të vlerësuar dhe më të suksesshme sot në botë.

Përveç kësaj, u raportua gjithashtu se të dy, pas ndarjes, megjithatë vendosën të mbeten miq të mirë deri në fund të jetës së tyre.

Linku: https://www.marca.com/en/lifestyle/music/2023/05/18/6465f3ac268e3eff1a8b45f4.html

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/billieeilish/