ShowBiz

Dua Lipa shënon suksesin e rradhës në Spotify me ‘Future Nostalgia’

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa po përjeton një epokë me suksese të njëpasnjëshme.

Së fundmi Dua ka ngjitur një shkallë tjetër suksesi.

Albumi i Dua Lipës “Future Nostalgia” ka tejkaluar 10.5 bilion transmetime në Spotify.

Ky album e bën yllin shqiptar artisten e parë femër që me dy albume ka arritur këtë moment historik në karrierën e saj.

Për sa i përket aspektit sentimental pak më parë këngëtarja është përfolur për një romancë me ishin e Rita Orës, Romain Gavras.

Në një postim në rrjete sociale këngëtarja u shfaq e qeshur me regjisorin francez. Kjo është hera e parë që të dy shfaqen bashkë dhe bëjnë publike lidhjen e tyre.

Linku: https://www.instagram.com/dualipa/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/dualipa/