ShowBiz

“Siç dëshirojnë të hanë bukë të tjerët dëshiroj dhe unë”, Fjolla Morina reagon pasi sulmoi emra në showbizin shqiptar

Këngëtarja e njohur, Fjolla Morina është sulmuar ditën e djeshme nga disa media pasi sulmoi personazhe të njohur të showbizit shqipatar.

Një ndër të sulmuarat dhe të kritikuarat më e njohura ishte këngëtarja dhe modelja Morena Taraku.

Por lidhur me këtë çështje Fjolla ka reaguar në një intervistë T7, nga ku u shpreh se nuk ka patur asgjë personale me askënd.

“Unë mendoj që sulmi, i cili më është bërë gjithmonë me gjykimet, paragjykimet, këto, normal asnjëherë nuk kam qenë ajo që kam dalë me tregu që unë jam ajo që jam kështu, ashtu, unë jam e mirë ose e keqe ose i kam lënë të tjerët me u marrë, këta gazetarët dhe televizionet dhe gjithmonë”, ka thënë Fjolla.

Ajo tha se siç dëshirojnë të hanë bukë të tjerët ashtu dëshiron edhe ajo.

“Ky është showbizz mendoj, gjithë vendet e botës, çdo yll botëror e kanë, nuk ju intereson. Por, kur preket familja aty edhe ata ndërmarrin masa, familja nuk duhet të preket”, tha Fjolla në këtë intervistë për T7.

Linku: https://www.gazetaexpress.com/fjolla-morina-konfirmon-zyrtarisht-se-ka-filluar-nje-lidhje-te-re/

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CrlpmYuN9r7/