ShowBiz

‘Ti nuk je për të’, ja çfarë mendojnë banorët e BBV2 për martesën e Luizit dhe Kiarës

Post Big Brother Vip 2 është mbajtur përsëri mbrëmjen e sotme me disa përballje të forta.

Martesa e Luizit me Kiarën kanë rikthyer debatet e ashpra në studio.

Nga fillimi i rrugëtimit të tyre deri tek martesa ja si e kanë parë banorët historinë e tyre.

Olta ia thotë në sy Luizit ti nuk je për Kiarën. Olta në afterparty e ka cilësuar fiktive martesën e tyre dhe kjo ka sjellë shumë debate në ‘Post Big Brother Vip’.

Çiftin nuk e mban as martesa as unazat as letrat. Megjithatë unë iu uroj jetë të lumtur-u shpreh Olta.

Në fillimet e tyre nuk kam besuar por me kalimin e kohës besova. Pjesa e dasmës mu duk shumë e afërt mendoj se duhet ta njihnin njëri-tjetrin jashtë dhe pastaj ta hidhnin si hap tha Efi.

Luizi e konsideron martesën si një përgjigjie për të gjithë ndjekësit dhe familjarët se këtë gjë nuk e ndal askush. Banorët mezi presin që të thonë unë e kam thënë e para unë e dyta për ndarjen por kjo nuk do të ndodhë.

Maestro u shpreh se dhe pse nuk ka qenë i ftuar është pro kësaj martese dhe iu uron të zgjasë deri në pafundësi.

Kristi nga ana tjetër u shpreh se jashtë do të jetë e vështirë për ta megjithatë diçka që e vlerson është se ata nuk ia kanë lëshuar dorën njëri-tjetrit në momente të vështira.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cr8FMOgr5eJ/