ShowBiz

Nga zhvendosja në Zelandën e Re tek fillimet me Vesa Lumën, Big Basta flet hapur

Big Basta është një nga artistët më të veçantë të estradës tonë.

Këngëtari së bashku me Vesën dhe të birin Liam janë zhvendosur në Zelandën e Re.

Ai ka ardhur me një intervistë të veçantë për Piter Pan.

Vesën e dua shumë, kemi shumë vite bashkë. Takimin tonë të parë bashkë e kemi pasur në DWTS. Vesa s’më ka kërkuar asnjëherë tekste muzikore dhe shkova me pretekstin se doja t’i flisja. I shkova dhe i thashë “Ti pse s’më ke kërkuar ndonjëherë tekst mua?”

Edhe ajo tha “Do të kërkoj nga nesër”. Aty filloi afrimiteti mes nesh. Por zbulova edhe diçka tjetër, Vesa dhe disa shoqe të saj rrinin në hotel dhe mendova që atyre do u mungonte një gatim tradicional. Mami zgjodhi t’i bënte fasule dhe i çova Vesës të nesërmen fasule. Ma ktheu pjatën bosh, por plot me dashuri. Ishte pjata e parë dhe e fundit me fasule”, tha Big Basta

Për sa i përket qëndrimit në Zelandë të Re, Big Basta u shpreh se asgjë nuk është përfundimtare. Megjithatë ai theksoi se arsyeja pse zgjodhën këtë destinacion ishin projektet profesionale dhe një jetesë e mirë për të ardhmen e djalit të tyre që vendi ua ofronte.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=n6L1miN69eA

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/vesaluma/