Lifestyle

Si do ta transformojë inteligjenca artificiale një ditë normale pune?

 

Inteligjenca artificiale është kryefjala e ditëve të sotme duke u diskutuar më shumë se kurrë.

Nisja e ChatGPT-së së OpenAI-së ka bërë që inteligjenca artifriciale të arrijë në shkallë tjetër në radarin e shumë njerëzve që nuk i kishin kushtuar shumë vëmendje ose nuk mendonin se ishte e rëndësishme për jetën e tyre. Kjo ka përfshirë punëtorët, të cilët tashmë janë prekur nga teknologjia, pavarësisht nëse e dinë apo jo.

Chatbot, i cili përdor mësimin e makinerive për t’iu përgjigjur kërkesave të përdoruesve, po i ndihmon punëtorët të shkruajnë letra motivuese dhe rezyme, të gjenerojnë ide dhe madje edhe art në vendin e punës dhe më shumë.

Tashmë po bën bujë në punësimin me rekrutuesit , të cilët po zbulojnë se duhet të përshtaten me teknologjinë e re.

Dhe ndërsa kompanitë konkurruese nxitojnë të lançojnë mjete të ngjashme, teknologjia do të bëhet më e fortë dhe më e sofistikuar.

Edhe pse disa punëtorë kanë frikë se do të zëvendësohen nga AI , ekspertët thonë se teknologjia në fakt mund të ketë fuqinë të ndikojë pozitivisht në jetën e përditshme dhe grupet e aftësive të punëtorëve, madje edhe të përmirësojë ekonominë e përgjithshme të punës.

Një nga aftësitë kryesore të ChatGPT është se ai mund të funksionojë si një asistent personal  duke marrë një kërkesë, ai gjeneron tekst bazuar në përpunimin e gjuhës natyrore për t’ju dhënë një përgjigje të arritshme dhe të lexueshme.

Së bashku me sigurimin e informacionit dhe përgjigjeve, ai gjithashtu mund të ndihmojë punonjësit e njohurive të analizojnë dhe zgjerojnë punën e tyre.

Linku: https://www.bbc.com/worklife/article/20230515-workplace-ai-how-artificial-intelligence-will-transform-the-workday

Burimi i fotos: Freeprek.com