Lifestyle

Gjërat që mund të sabotojnë trajtimin e çrregullimeve tuaja bipolare

Mosmarrja e mjekimeve sipas udhëzimeve.

“Çrregullimet e humorit, duke përfshirë bipolarin 1, janë disa nga kushtet më të trajtueshme që shohim në mjekësi,” thotë John Zajecka, profesor i psikiatrisë dhe shkencave.

Çelësi për këtë, megjithatë, është marrja e mjekimit tuaj rregullisht.

Ka shumë opsione mjekimi për çrregullimin bipolar 1, dhe mund të ketë mënyra për të përshtatur regjimin tuaj në mënyrë që të përshtatet më mirë me stilin tuaj të jetesës ose të reduktojë efektet anësore.

Orari i gjumit

Gjumi i mirë është thelbësor në stabilizimin e bipolaritetit. Mbajtja nën kontroll e kësaj sëmundjeje kërkon regjim të mirë të gjumi. Nga ana tjetër, gjumi i tepërt mund t’ju bëjë që të “zhyteni” në depresion, thotë ai. Prandaj duhet të keni një orar normal jo më shumë se 8 horë dhe jo më pak.

Të mos kërkosh ndihmë nga të dashurit e besuar

Njerëzit e besuar në rrethin tuaj mund t’iu ndihmojnë ta kaloni më lehtë këtë gjendje. Madje ekspertët këshillojnë të shoqëroheni me persona që kanë qenë në një gjendje të tillë por i janë kthyer normalitetit.

Mos mbajtja e një ditari humori ose grafiku i jetës

Kur bëhet fjalë për monitorimin e disponimit tuaj, Zajecka u rekomandon të gjithë pacientëve të tij që të masin disponimin e tyre çdo ditë. “Ky duket të jetë një nga parashikuesit e hershëm se ku mund të shkojë disponimi i tyre,” thotë ai.

Nuk duhet të ndiheni sikur po vihen nën një mikroskop për atë që nuk shkon.

Personat që janë bipolar thjeshtë përkeqësohen më shumë në momentin që shikojnë që janë nën monitorim gjatë gjithë kohës.

Linku: https://www.everydayhealth.com/bipolar-disorder/things-that-can-sabotage-bipolar-1-treatment/

Burimi i fotos:pexele.com