Kanë kaluar plot 4 javë që nga momenti kur Fifi u bekua me ardhjen në jetë të fëmijës së parë.
Familja e këngëtares dhe Adisit u shtua me një djalë.
Fifi këtë fazë sa delikate dhe emocionuese ka vendosur ta shijojë larg vëmendjes së mediave.
Këngëtarja 4 javë pas lindjes nuk i ka shpëtuar tundimit për të ndarë një pozë të ëmbël me Theo Mal.
Për Fifin duket se kjo periudhë ka qenë një ëndërr të cilën ende nuk e beson dot.
Mbishkrimi i saj krahas fotos e tregon më së miri.
‘Nuk po muj me besu që i bom 4 javë bashkë Theo ti je dashnia bir.’
Linku: https://www.instagram.com/p/Csl8Tw8OhPt/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/fifi.official.fr/