Kejvina dhe Luizi kanë pasur një raport shumë të luhatur që nga fillimi i Big Brother Vip deri në përfundim.
Rrugëtimi i tyre në hapat e parë ishte super miqësor. Madje modelja i jepte bluzat e saj këngëtarit.
Më pas raporti i tyre agravoi dhe modelja i gjuajti me shuplakë në mes të spektaklit.
Luizi pavarësisht përplasjes mbante veshur bluzën e modeles deri në momentin që Kiara i kërkoi ta hiqte.
Pavarësisht raportit me Kiarën modelja kërkoi falje publikisht për reagimin e saj ndaj Luizit.
Ajo e suportoi deri në momentin që përfundoi Big Brother Vip.
Raporti mes tyre është normalizuar dhe dyshja i janë rikthyer miqësisë së vjetër.
Në postimin e fundit të Luizit, Këngëtarja i ka kërkuar bluzën publikisht.
Sigurisht kjo është një nga shakatë e shumta të tyre për të treguar se raporti i tyre është shumë mirë pas gjithë lëmshit që u krijua brenda dhe jashtë shtëpisë.
Linku: https://www.instagram.com/p/CslTLf7IGwu/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/kejvina/