ShowBiz

“Për ju që ju ka zënë meraku a takohemi ne”, Einxhel zbulon raportin me Sarah Berishën

Prej kohësh në rrjet është përfolur raporti mes Einxhel Shkirës dhe Sarah Berisha.

Pavarësisht faktit se të dashurit e tyre, Dj Dagz dhe PM kanë një marrëdhënie shumë të ngushtë, vajzat nuk janë parë shumë të lidhura me njëra-tjetrën.

Kjo ka bërë që publiku shpreh herë të ngrejë pikëpyetje dhe aludime nëse ato kanë një raport të mirë apo jo.

Së fundmi Einxhel Shkira ka postuar në InstaStory ku ka treguar se si qëndron e vërteta mes saj dhe Sarës.

Në video shihet Sarah teksa shtyn karrocën e djalit të Einxhel, Trev.

“Për të gjithë ata që i zë meraku, a e takoj ndonjëherë Sarën a pi ndonjëherë kafe. Unë vërtet nuk e takoj Sarën shpesh, por kur e takoj, e takoj gjith ditën”, është shprehur Einxhel.

Linku: https://www.instagram.com/reel/CsjG6N7OAgG/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CkGgZRzDT22/