ShowBiz

Dua Lipa x Versace: Detaje për koleksionin ‘La Vacanza’

 

Dua Lipa ka qenë prej kohësh një muzë për Versace. Ajo hapi dhe mbylli sfilatën Pranverë 2022 në Milano, ishte imazhi i fushatës Dimër 2021, shpesh është fotografuar në krah të Donatella Versace dhe ka parakaluar me fustane Versace në tapetin e kuq. Dua dhe Donatella e kanë çuar bashkëpunimin e tyre një hap më tej.

Dua njoftoi në rrjete sociale se ka bashkë-dizenjuar një koleksion për Versace, “La Vacanza”, i cili u prezantua në Kanë.

“Ne donim të krijonim garderobën e festave dhe diçka që do ta vishja gjatë gjithë verës, por edhe diçka që njerëzit e tjerë do ta donin dhe do ta shijonin”, tha Lipa në një konferencë për shtyp.

Koleksioni shënoi përvojën e parë të Duas si dizajnere mode. Donatella u tha gazetarëve se koleksioni “La Vacanza” ka të bëjë me “lirinë, argëtimin dhe vetëbesimin”, përcjellë përmes detajeve dhe motiveve si flutura kristali, ngjyra të ndritshme, shkëlqim metalik etj.

“Puna me Duan në këtë koleksion ka qenë shumë emocionuese dhe më pëlqen dinamika mes nesh. Dua është e fortë, e patrembur dhe e lirë dhe vizioni i saj krijues është i jashtëzakonshëm,” tha ajo.

 

Linku: https://www.versace.com/international/en/la-vacanza-2023-announcement.html

Foto: Instagram