ShowBiz

“E kam marr inat”, Dea Mishel zbulon hatërmbetjen me ish-banorin e BBV

Dea Mishel është kthyer në një personazh tepër të dashur dhe të përfolur nga publiku.

Së fundmi ajo ka qënë e ftuar në emisionin “Wake Up” ku ka rrëfyer më shumë lidhur me eksperiencën e saj në “Big Brother VIP” dhe raportet e saj me ish-banorët.

Ajo ka treguar se i ka ngelur qejfi me Beatin, i cili pas daljes nga formati i njohur është shprehur se sipas tij Dea ka flirtuar me të.

Ndërsa Dea gjatë intervistës së saj e ka mohuar këtë deklaratë duke u shprehur se nuk ka pasur asnjëherë qëllim të tillë.

“U duk sikur ka lexuar akuzat për mua që jam flirtuese dhe i ka shtuar edhe ai këto akuza. Nuk e kam ngacmuar në asnjë moment.

Një ditë, më ndoqën disa njerëz në këmbë. Sikur kishin një muhabet të pasqaruar me mua. Kishin pirë pak.

Hipa në makinë dhe ika. Kur kam qenë brenda shtëpisë, kishte njerëz që kishin shkruar në Instagram-in tim, ta di shtëpinë, do vij dhe do të të vras.

Se di pse mendonte se unë do ti lexoja ato mesazhe, se kam qenë brenda”, është shprehur Dea.

Burimi i fotos:

https://www.instagram.com/p/CsRuHGuN_eG/?utm_source=ig_web_copy_link&igshid=MzRlODBiNWFlZA==